Lidhje

Sulmet ajrore siriane


Shtetet e Bashkuara thonë se janë të "tronditura" nga njoftimet se qeveria siriane ka vrarë dhjetra civilëve gjatë sulmeve ajrore në qytetin kryesor të mbajtur nga grupi i Shtetit islamik, Raqqa.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër thotë se të paktën 95 persona u vranë të martën, duke përfshirë të paktën 52 civilë, gjatë sulmeve ndaj një zone industriale dhe tregut popullor në Raqqa.

Në Uashington, Departamenti amerikan i Shtetit dënoi "abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe shkeljee e ligjit ndërkombëtar" në Siri. Duke veçuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad për këto shkelje, në deklaratën amerikane thuhej se "masakrat ndaj civilëve sirianë flasin për cinizmin dhe mospërfilljen e regjimit për jetën njerëzore."

Edhe pse veprimet ushtarake amerikane në rajonin rreth Sirisë janë përqendruar te grupi Shteti islamik, Departamenti i Shtetit theksoi se regjimi i Asadit duhet të rrëzohet nëse kërkohet që Siria të arrijë një zgjidhje politike pa dhunë.

XS
SM
MD
LG