Lidhje

Parlamenti shqiptar miraton buxhetin për vitin 2015


Në Shqipëri parlamenti miratoi sot buxhetin për vitin 2015, ndërsa kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat se ndryshimet në taksa do të rëndojnë mbi ekonominë e qytetarëve.
Buxheti i cili ju nënshtrua më parë diskutimeve në komisionet parlamentare kaloi brenda pak orëve. Ai parashikon një rritje ekonomike prej 3 përqind, si dhe nisjen e uljes së borxhit publik. Partia demokratike, forca kryesore e opozitës, e ka kritikuar atë duke deklaruar se buxheti i ri do ta zhysë vendin në krizë, veçanërisht me rritjen e disa taksave. Por kryeministri Rama shpjegoi se taksat që rriten janë vetëm 3, ajo e qarkullimit e cila do të aplikohet mbi çmimin e karburanteve dhe rritjen nga 10 në 15 për qind të tatimit mbi interesat e depozitave dhe dividentin. Ai tha se këto taksa nuk prekin buxhetin e qytetarëve. Pak ditë më parë Misioni i FMN-së u shpreh se mbështet punën për reformat strukturore në vend.

XS
SM
MD
LG