Lidhje

Gjykata e Tiranës: Gjika i pafajshëm


Gjykata e Tiranës shpalli sot të pafajshëm kryetarin e Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika i cili ishte akuzuar për falsifikim të dokumentacioneve

Zoti Giika së bashku me një punonjëse të Bashkisë, Eleni Dardha, u akuzuan vitin e kaluar se kishin falsifikuar procesverbalet e dy mbledhjeve të Këshillit të territorit, duke përfshirë në to miratimin e dy lejeve për shesh ndërtimi në qytetin e Vlorës, të cilat nuk ishin diskutuar gjatë mbledhjes. Nën akuzë përfunduan dhe tre persona të tjerë, përfaqësues të dy firmave që kanë realizuar ndërtimet. Edhe këta u shpallën sot gjithashtu të pafajshëm si edhe nëpunësja e Bashkisë. Prokuroria kishte kërkuar 4 vjet burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për kryetarin e Bashkisë së Vlorës. Ajo tha se ajo do ta ankimojë në gjykatën e Apelit vendimin.

XS
SM
MD
LG