Lidhje

Shqipëri: Debati çlirim apo diktaturë


Shqipëri: Debati çlirim apo diktaturë
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:03 0:00
Përvjetorët historikë të këtij fundviti rindezën në Tiranë debatet mbi rrjedhën e ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore dhe kapërcimin e shqipërisë nga pushtimi fashist në diktaturën komuniste. Profesori i njohur i historisë Romeo Gurakuqi thotë se rezistenca antifashiste shqiptare u krye nga grupime të ndryshme luftëtarësh, nga nacionalistët, partizanët dhe ballistët por paralelisht me këtë rezistencë komunistët ndezën edhe një luftë civile midis vetë shqiptarëve.
Shqipëri: Debati çlirim apo diktaturë
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:03 0:00
Ende pa mbaruar lufta e dytë botërore partia komuniste shqiptare e ndërtuar dhe e drejtuar nga jugosllavët ngriti një terror spastrues kundër shqiptarëve të ndershëm, të përfshirë apo jo me rezistencën anti-fashiste për të mbizotëruar pushtetin e pasluftës. Prof.Gurakuqi thotë se terrori komunist i vitit 1944 ishte vetëm fillimi i diktaturës së përgjakshme që vrau kundërshtarët dhe përndoqi rreptësisht çdo shqiptar që mendonte ndryshe nga partia komuniste.
Përvjetori që për disa është çlirimi i Shqipërisë nga pushtuesit, për pjesën tjetër shënon një pushtim të ri të atdheut nga komunistët anti-shqiptarë, që këshilloheshin jugosllavë se si të vritnin me lista shqiptarët me pikëpamje demokrate dhe perëndimore. Kjo masakër dhe përndjekje gjysëm-shekullore, thotë prof. Gurakuqi, u regjistrua në dosjet e Sigurimit famëkeq të shtetit, të cilat është gjithmonë koha të hapen për të mësuar të vërtetën.
Një pjesë e madhe e shoqërisë u trondit muajt e javët e fundit kur nostalgjikë të diktaturës komuniste shfaqën fotot e diktatorit Enver Hoxha në disa ceremoni zyrtare, ku u nderuan sakrificat e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore. Shumë analistë dhe veprimtarë të shoqërisë civile hodhën poshtë përpjekjet, që bashkë me nderimet për rezistencën antifashiste shqiptare të mund të rehabilitohej sadopak edhe figura e njërit prej diktatorëve më të egër të kampit komunist.
XS
SM
MD
LG