Lidhje

Bie çmimi i naftës


Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) vendosi të mos e shkurtojë prodhimin, duke çuar në uljen e çmimeve të naftës në tregjet e bursës.

Në takimin e sotëm në Vjenë, ministrat e naftës të OPEC-ut vendosën të ruajnë nivelin e tanishëm të prodhimit prej 30 milionë fuçish në ditë.

Pas njoftimit, çmimet botërore të naftës ranë në nivelin më të ulët të katër viteve të fundit.

Çmimet e naftës kanë rënë 30 për qind që nga qershori, kur një fuçi nafte kushtonte 115 dollarë.

XS
SM
MD
LG