Lidhje

Kievi i kërkon Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina


Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko i ka bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina lindore.

Presidenti Poroshenko i bëri komentet sot në fillim të një vizite tri ditëshe në Australi, një vend i rëndësishëm aleat. Në komentet për gazetarët, ai tha se nëse Rusia mbyll kufirin me Ukrainën, brenda pak javësh do të vendoset paqja dhe stabiliteti.

Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë se furnizon me armë dhe ushtarë kryengritësit që luftojnë kundër qeverisë së Kievit. Rusia i ka hedhur poshtë akuzat. Kremlini thotë se nëse ka ushtarë rusë në zonë, ata ndodhen atje me vullnet vetjak.

XS
SM
MD
LG