Lidhje

Arrestimet e gazetarëve në Turqi


Redaktori i gazetës Zaman ishte në mesin e të arrestuarve për shkak të lidhjeve me imamin turk Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara.

Kerim Balci i gazetës Turkish Review që ka lidhje me gazetën Zaman i tha Zërit të Amerikës përmes Skype-it se në qoftë se ai nuk ishte duke shkuar në SHBA për një konferencë të planifikuar më parë, edhe ai do të arrestohej.

"Kur arrita në Çikago fillova të merrja mesazhe nga miqtë e mi në të gjithë botën, të cilët më thanë se kishin parë emrin tim në listën e njerëzve që do të arrestoheshin dhe se ata po luteshin për mua".

Këtë javë, kundërshtarët e qeverisë shënuan një vjetorin e fillimit të një hetimi për korrupsion kundër qeverisë duke përfshirë rrethin e ngushtë të familjes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Raportimi agresiv mbi akuzat nga gazetarët e lidhur me imamin Gulen mund të lidhet me politikat islamike të Presidentit Erdogan, thotë zoti Balci.

"Nëse ju përdorni gjuhën e Islamit dhe jeni një person i korruptuar, atëherë ju vërtetë po korruptoni fenë time, dhe unë kam të drejtë të them:"Ndal! Kjo nuk është fe. Ky nuk është Islami".

Lëvizja e Gulenit, "Hizmet" është gjithashtu konservatore dhe ai në të kaluarën ka qenë aleat i zotit Erdogan.

Por vitin e kaluar pasuesit e tij akuzuan presidentin për autoritarizëm.
Zoti Erdogan mohon akuzat, dhe pas bastisjeve u përgjigj.

"Ata që përpiqen të përfshihen në punë dhe marrëdhënie të pista me shpresën e kthimit të Turqisë në ditët e saj të vjetra duhet ta kuptojnë se nuk do të jenë të suksesshëm dhe duhet të heqin dorë nga kjo sa më shpejt që të jetë e mundur".

Kjo qendër pushimi në Malet Pocono të Pensilvanisë ka qenë shtëpi e Gulenit që nga viti 1999.

Pavarësisht ngjarjeve në Turqi, ai vazhdon rutinën e tij, thotë bashkëpunëtori i tij i ngushtë Alp Aslandogan.

"Ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, kalon shumicën e kohës duke u lutur, duke lexuar kuranin dhe duke redaktuar veprat e tij që pritet të botohen. Ai po lutet shumë këto ditë".

"Si mike e Turqisë dhe aleate e NATO-s, ne i bëjmë thirrje autoriteteve turke që të sigurohen që veprimet e tyre të mbështesin vlerat themelore të Turqisë dhe themelet e saj demokratike".

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki shprehu shqetësim rreth arrestimeve, por nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari turk në lidhje me Gulenin, të cilin Turqia do që qeveria amerikane ta ekstradojë.

XS
SM
MD
LG