Lidhje

Sulmi kibernetik i Koresë së Veriut


Në Korenë e Jugut ka zëra e që e mbështesin idenë se Presidenti Barack Obama mund ta përfshijë përsëri Korenë e Veriut në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin, në përgjigje të sulmit kibernetik ndj kompanisë "Sony Pictures Entertainment". Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Padden nga Seuli, atje ka gjithashtu zëra për përmbajtje, sipas të cilave, zoti Obama me të drejtë e cilësoi incidentin e hakerimit si vandalizëm kibernetik.
Koreja e Jugut ka historinë e vet me të ashtuquajturat sulme kibernetike të Koresë së Veriut.

Në 5 vitet e fundit, zyrtarët koreanojugorë e kanë akuzuar Korenë e Veriut për hakerimin e bankave, faqeve qeveritare në internet dhe atyre të transmetimeve, duke shkaktuar kaos dhe dëme me koston e miliona dollarëve. Ndoshta incidenti më famëkeq ishte një sulm kibernetik i vitit 2013, i njihur si “Dark Seoul”, që në fakt shkaktoi mbylljen e tre stacioneve televizive në Korenë e Jugut, të një banke, së bashku me bankomatet dhe planet e pagesave për celularët.

Profesori Andrei Lankov për studime koreane në Universitetin at Kookmin thotë se sulmet kibernetike të kohëve të fundit kundër kompanisë Sony Pictures në Shtetet e Bashkuara nuk e bëjnë papritur Korenë e Veriut më të rrezikshme, por ato rrisin nivelin e perceptuar të rrezikut.

“Nuk rrisin nivelin e kërcënimit, por nivelin e perceptimit të tij. Sepse është një problem i zakonshëm për amerikanët, që kur ndodh diçka jashtë vendit dhe kur në shënjesëtr është vënë Amerika, ata fillojnë ta marrin çështjen pak më seriozisht."

Sulmi kibernetik ndaj Korporatës Sony dhe kërcënimet për dhunë kundër kinemave, bënë që të anulohej shfaqja e kinokomedisë

"The Interview", e cila përshkruan historinë fiktive të vrasjes së udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Boo Hyeong-wook, analist në Instituti Korean të Analizave për Mbrojtjen, megjithatë, thotë se sulmi kibernetik ndaj kompanisë Sony flet për një kërcënim të vazhdueshëm, përherë në rritje, që deri tani nuk është marrë seriozisht sa duhet nga Koreja e Jugut dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Koreja e Veriut, thotë ai, po e shton kapacitetin e sulmeve kibernetike, ndërsa aftësia e tyre për t'u vetëmbrojtur nga sulme të tilla është e dobët.

Ai thotë, se Koreja e Veriut ka trajnuar mbi 3,000 ekspertë të kiberentikës, që të zbulojnë dhe sulmojnë rrjete të huaja.

Qeveria e Phenianit ka mohuar përfshirjen në sulme dhe ka kërcënuar të kundërpërgjigjet, në se SHBA hakmerren.

Presidenti Obama ka premtuar një përgjigje të ngjashme dhe po shqyrton ta rivendosë Korenë e Veriut në listën e shteteve të mbështesin terrorizmin, një masë që do të kufizonte ndihmën, eksportet e mbrojtjes dhe transaksione të caktuara financiare.

Në vitin 2008, presidenti amerikan George W. Bush e hoqi Korenë e Veriut nga lista, në kuadrin e negociatave për t'i dhënë fund programit bërthamor të Phenianit.

Boo Hyeong-wook për shkeljen e premtimeve në të kaluarën, për kufizimin e programit të vet bërthamor.

Ai thotë se është e qartë se Koreja e Veriut duhet shtuar në listën e vendeve që mbështesin terrorizimin, për përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë në mbarë botën dhe mbështetje për dërgimin e armëve për grupet terroriste.

Por zoti Lankov thotë se vendosja e kufizimeve ekonomike në krahas me sanksionet ekzistuese të OKB-së ndaj Koresë së Veriut për shkeljen e marrëveshjeve bërthamore do të ketë pak ndikim.

“Shtetet e Bashkuara kanë zbatuar tashmë shumë sanksion, por pa asnjë rezultat. Prandaj, mund të zbatohen sanksione të reja, me disa rezultate."

Ai është më tepër dakord me përshkrimin nga Presidenti Obama të të ashtuquajturit episod i hakerimit nga Koreja e Veiut, si një rast i vandalizmit kibernetik, dhe jo një akt lufte.

XS
SM
MD
LG