Lidhje

Forcohen masat e sigurisë në Evropë


Masat e sigurisë janë rritur sot në mënyrë të konsiderueshme në Belgjikë, Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, pas aksioneve të policisë si rezultat i të cilave janë arrestuar dhjetra të dyshuar për terrorizëm.

Mijëra forca policie janë dislokuar në gjithë Belgjikën, ku trupat ushtarake janë thirrur për të siguruar mbështetje për policinë. Zyrtarët thonë se po dislokojnë deri në 300 ushtarë për të vëzhguar objektiva të mundshme terroriste, përfshirë amabasadat amerikane dhe izraelite në Bruksel, si edhe institucionet e NATO-s dhe BE-së.

Ushtarët po ruajnë gjithashtu muzeun hebraik në Bruksel dhe godina në lagjen hebraike të qytetit port Antwerp.

Në Gjermani, masat e sigurisë janë rritur në sistemin e transportit, përfshirë stacionin e trenit në Dresden.

XS
SM
MD
LG