Lidhje

Maqedoni, arrestohet ish-shefi i Sigurimit Shtetëror


Policia maqedonase ka arrestuar ish-drejtorin e Sigurimit Shtetëror dhe Kundërzbulimit, Zoran Verushevski, i dyshuar për mbajtjen e armëve pa leje dhe për pornografi fëmijësh, por dhe për vepra të tjera, të cilat Ministria e Rendit ende nuk i ka bërë publike.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme u tha mjeteve të informimit se Ministria dispononte të dhëna operative dhe dyshime për kryerjen e veprave penale dhe policia ka ndërhyrë në shtëpinë e ish-drejtorit dhe të djalit të tij.
Autoritetet i hedhin poshtë kritikat për motive politike në këtë rast. Zoran Verushevski ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Rendit dhe drejtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e qeverisjes së Lidhjes Social Demokrate. Gjykata i ka caktuar zotit Verushevski masën e paraburgimit me një afat prej tridhjetë ditësh.

XS
SM
MD
LG