Lidhje

Mjet fluturues në Shtëpinë e Bardhë


Një zyrtare e Shërbimit Sekret amerikan tha se një mjet i vogël fluturues me telekomandë ra sot në territorin e Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësja tha se hetimi po vazhdon për të identifikuar të dyshuarit dhe për të përcaktuar origjinën e pajisjes që, sipas saj, është një mjet që mund të blihet në treg.

Zëdhënësja tha se pajisja ishte një minikopter lodër me katër helika.

"Pati një paralajmërim të menjëhershëm dhe bllokim të kompleksit derisa pajisja u ekzaminua” tha zëdhënësja.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest, u tha gazetarëve që po udhëtojnë me presidentin dhe zonjën e parë në Nju Delhi se pajisja nuk dukej të ishte ndonjë kërcënim për ndokënd në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk është e qartë në se dy vajzat e presidentit ishin në shtëpi në kohën e incidentit.

Në Uashington është e ndaluar të fluturosh helikopterë lodra.

XS
SM
MD
LG