Lidhje

Jordania do lirojë një të burgosur


Ministri i informacionit i Jordanisë tha se qeveria e tij është e gatshme të shkëmbejë një grua të dyshuar si terroriste, që mbahet e burgosur, me një pilot jordanez të kapur nga militantët e shtetit islamik.

Ministri Mohammad Al-Momani e bëri njoftimin në televizionin shtetëror sot, ndërkohë që afrohet afati për ekzekutimin e mundshëm të pengjeve.

Ai tha se, nëse piloti, lejtnant Mu'ath al-Kaseasbeh, lirohet, Jordania do të dorëzojë Sajida al-Rishawin, një irakiane e dënuar për pjesëmarrje në një sulm terrorist të vitit 2005, nga i cili u vranë 60 njerëz në kryeqytetin jordanez Amanit.

Ministri nuk e përmendi pengun e dytë, gazetarin japonez Kenji Goto, i cili gjithashtu kërcënohet me ekzekutim. Japonia ka kërkuar ndihmë nga Jordania për të siguruar lirimin e gazetarit.

XS
SM
MD
LG