Lidhje

Thirrje për një mision paqeruajtës në Ukrainë


"Formati më i mirë do të ishte një mision policor nga Bashkimi Evropian. Ne jemi të sigurt se kjo do të ishte garancia më efektive dhe më e mirë për sigurinë në një situatë ku premtimi për paqe nuk po mbahet nga Rusia apo ata që mbështeten nga Rusia".

Presidenti Poroshenko mori vendimin për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare pas takimit të fundit me Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare.

Veprimet e Ukrainës erdhën vetëm disa orë pasi mijëra trupa ukrainase u tërhoqën nga Debaltseve, një qendër strategjike e sistemit hekurudhor të vendit që lidh qendrat separatiste të Luhanskut dhe Donetskut.

Thirrjet për paqeruajtës ndërkombëtarë sot u refuzuan nga Moska.

Por një udhëheqës i Republikës Popullore pro-ruse të Donetskut tha se ai mbështet kërkesën e presidentit ukrainas për një mision paqeruajtës të OKB-së për monitorimin e konfliktit.

''Ne që në fillim të konfliktit kemi kërkuar nga Federata Ruse dhe të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit që ta shqyrtojnë këtë çështje dhe të sjellin këtu një mision paqeruajtës. Në atë kohë ne morëm përgjigje negative. Pra, në qoftë se ata duan të dërgojnë paqeruajtës, ne nuk jemi kundër këtij propozimi, le të dërgojnë."

Presidenti ukrainas thotë se ai kishte folur në mbështetje të një ndihme ndërkombëtare edhe para hyrjes në fuqi të marrëveshjës së Minskut të dielën.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni nuk e sheh marrëveshjen e Minskut dhe armëpushimin në Ukrainë si "të vdekur", por mbetet "seriozisht i shqetësuar " nga njoftimet se separatistët po vazhdojnë sulmet në Debaltseve dhe po cenojnë armëpushimin në rajone të tjera.

Sekretari i Shtetit John Kerry bisedoi dje me homologun e tij rus, duke i kërkuar atij që të ndalë sulmet ruse dhe sulmet e separatistëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG