Lidhje

Mbipopullimi i burgjeve të Shqipërisë


Mbipopullimi i burgjeve të Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Në mjediset e paraburgimeve dhe burgjeve të Shqipërisë janë aktualisht rreth 1, 200 persona mbi kapacitete. Kjo e ka vështirësuar edhe dënimin e të miturve dhe adoleshntëve, prandaj OSBE dhe UNICEF po mbështesin dënimet alternative të tyre.

Mbipopullimi i burgjeve të Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Shërbimi i provës ka shqyrtuar gjatë vitit 92 raste të miturish për ndërmjetësim, nga te cilat 81 u zgjidhen me sukses. Për këtë arsye, OSBE dhe UNICEF po e mbështesin fondacionin për zgjidhjen e konfliketeve dhe pajtimin e mosmarrëveshjeve. Shumica e rasteve të adoleshentëve të dënuar 14- 21 vjeç janë rrahje, plagosje, aksidente me makina, vjedhje të vogla dhe konflikte familjare.

Burgimi nuk këshillohet nga praktikat demokratike, sepse ai largon nga shoqëria dhe vështirëson integrimin. OSBE e ka mbështetur vazhdimisht ndërmjetësimin midis viktimës dhe fajtorit për të zbutur konfliktualitetin në shoqëri.

“Krahas uljes së popullimit të përgjithshëm të burgjeve dhe kostove të sistemit penitenciar, roli kryesor i shërbimit të provës qëndron tek ndihmesa që ai jep tek rehabilitimi i autorëve të veprave penale dhe tek riintegrimi i tyre në shoqëri” - tha Fiorentina Azizi, përfaqësuese e OSBE-së.

Sipas praktikave me te mira nderkombetare konfliktet me te miturit fillimisht duhen ndermjetesuar ne menyre qe ata te vazhdojne shkollimin dhe te integrohen ne familje dhe shoqëri.

“Ndërmjetësimi lehtësoi peshën e punës në gjykata, si dhe në uljen e mbipopullimit në burgje, që aktualisht është 1200 persona më shumë se sa ka vende në mjediset e paraburgimit” - tha zonja Azizi. Shërbimi i Provës po i ndihmon të miturit e dënuar, që të integrohen më shpejt në shoqëri.

Dy vitet e fundit është rritur numri i rasteve të fëmijëve dhe adoleshentëve të dënuar shërbimin e provës. Ende ka shumë të mitur në mjedise burgimi, të cilët janë dënuar për çështje të vogla, që mund të shmangen me ndëshkime alternative thanë përfaqëuesit e OSBE-së dhe UNICEF-it.

Projekti i OSBE dhe UNICEF rriti aftësitë e ndërmjetësve për drejtësinë e të miturve. 20 ndërmjetës dhe 40 punonjës të Shërbimit të Proves u trajnuan me metodat më të mira ndërkombetare. Shërbimi i Provës është krijuar në vitin 2009. Ata ndjekin nga afër të miturit, që kanë marrë dënime të lehta nga gjykatat dhe pajtimin e palëve duke shlyer dëmtimet.

XS
SM
MD
LG