Lidhje

ISIS shkatërron qytetin e lashtë irakian


Kreu i UNESCO-s dënoi prishjen e qyetit të lashtë asirian të Nimrudit në Irakun verior nga militantët e Shtetit Islamik, duke thënë se “shkatërrimi i qëllimshëm i trashëgimisë kulturore përbën krim lufte”.

Militantët e filluan shkatërrimin e qytetit me buldozerë. Ky është më i fundit mes një serie sulmesh ndaj trashëgimisë historike të Irakut. Zyrtarët thanë se militantët përdorën automjete të rënda ushtarake gjatë shkatërrimit, që filloi pas lutjeve të pasdites.

Ministria e Turizmit e Irakut tha përmes një deklarate se militantët e ISIS-it vazhdojnë t’u kundërvihen dëshirave të mbarë botës dhe ndjenjave njerëzore me sulmet e tyre ndaj qendrave dhe objekteve historike.

XS
SM
MD
LG