Lidhje

Seul, nën hetim sulmi ndaj diplomatit amerikan


Policia në Korenë e Jugut tha sot se është duke hetuar për lidhje të mundshme mes qeverisë koreanoveriore dhe personit që sulmoi ambasadorin amerikan në Seul.

Autoritetet thonë se 55-vjeçari Kim Ki-jong përballet me akuzën e përpjekjes për vrasje, pasi ai goditi me thikë ambasadorin Mark Lippert, i cili pësoi disa plagë në fytyrë dhe në trup.

Kim Ki-jong, i cili u shfaq sot me karrike me rrota, u tha gazetarëve në Seul se nuk kishte marrë ndonjë direktivë nga Koreja e Veriut.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut e cilësoi sulmin “një ndëshkim i drejtë” i manovrave ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut.

Ndërsa Ministria koreanojugore e Unifikimit e dënoi krimin dhe e cilësoi reagimin e Pheninit si përpjeke për manipulimin e fakteve.

XS
SM
MD
LG