Lidhje

Teknologjia dhe virusi hiv


Diagnostikimi i infeksioneve si virusi HIV, kërkojnë prova klinike të shtrenjta, duke i bërë procedurat shumë të kushtueshme për shumë pacientë të varfër apo për ata që jetojnë në zona rurale. Por një teknologji e re mund t’i bëjë testimet më të qasshme për shumë njerëz.

Telefonat inteligjentë janë si kompjutera që futen në xhepa, të aftë për të luajtur shumë programe të komplikuara – që nga lojrat e deri tek ndihma mjekësore.

Aplikime të tjera i shtojnë edhe më shumë këto mundësi të telefonave sot.

Shkencëtarët në universitetin Kolumbia në Nju Jork kanë zhvilluar një pajisje që kur lidhet në telefon, e kthen atë në një mjet për të diagnostikuar sëmundje infective si Hiv apo sifilisi.

Sam Sia është ndihmës profesor për inxhinierinë biomjekësore në universitetin Kolumbia. Ai thotë se diagnostikimi i hershëm mund të jetë çështje jete apo vdekje për pacientët si përshembull për grate shtatëzëna në pjesë rurale të Afrikës.

“...Duke përdorur diagnostikim më të lehtë për këta pacientë, ata mund të trajtohen, foshnjet e tyre mund të lindin dhe të jetojnë normal. Pra nuk është më çështje jetë a vdekje në se i kanë këto diagnoza. ”

Për 10 vjet Sia dhe ekipi i tij punuan për të zhvilluar një pajisje që ata thonë se mund të kryej prova laboratorike si ato të pajisjeve që kushtojnë 18 mijë dollar.

“Në vend që të marrin gjak dhe ta dërgojnë në laborator, ata mund ta bëjnë testimin këtu dhe ta marrësh përgjigjen për 15 minuta me një cilësi të ngjashme me ato të testeve në laborator.”

Testimi i një numri të vogël pacientësh në Ruanda dha rezultate me saktësi të lartë. Ndjeshmëria në gjetjen e antitrupave ishte 92 deri në 100 përqind, ndërsa përjashtimi i njerëzve të painfektuar ishte 79 deri në 100 përqind i saktë.

Zoti Sia thotë se kapaciteti i pajisjes nuk është i kufizuar vetëm për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si virusi Hiv dhe sifilisi.

“Ne mund të shohim sëmundje të tjera si hepatiti, sëmundje të tjera infektuese si malarja por edhe sëmundjet kronike.”

Sia dhe ekipi i tij po përgatiten tani për një prove klinike në shkallë të gjerë që kërkohet për miratimin e pajisjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

XS
SM
MD
LG