Lidhje

Rritja e interesave dhe çmimit të karburantit


Analistët që ndjekin aktivitetet e biznesit dhe ekonomistët thonë se përqindjet e interesave në Shtetet e Bashkuara, luhatjet e bursës dhe çmimet e naftës kanë gjasa të rriten gjatë këtij viti. E ardhmja e pasigurt po i bën kompanitë të marrin masa të kujdesshme me strategjitë e tyre të biznesit:​

Home Depot, një nga dyqanet kryesore të veglave dhe paisjeve është një nga kompanitë që të marra së bashku, shpenzuan 104 miliardë dollarë për të blerë aksionet e tyre në shkurt.

Firma e studimeve të investimeve Trimtabs thotë se kjo është një shifër rekord.

Kompanitë Foot Locker dhe Gap ishin mes firmave që po riblejnë aksione, së bashku me firma për teknologji informacioni. Riblerjet ulin numrin e aksioneve që mbeten dhe kanë prirjen ta rrisin vlerën e tyre.

Ndërsa kjo i kënaq aksionerët, është një lëvizje më e kujdesshme sesa zgjerimi me shpenzimin e parave për paisjet e reja dhe punonjësit, sipas kreut të Trimtabs, David Santschi.

“Është një zë i moderuar besimi tek ekonomia, por sigurisht do të ishte më mirë që kompanitë të bënin gjëra të tjera me paratë e tyre nëse do të ishin më optimiste”.

Investimi tek ndërtesat dhe paisjet e reja ka më shumë gjasa të rrisë numrin e vendeve të punës.

Këto vende pune do të hapen ndërsa ekonomia amerikane rimëkëmbet, thotë kreu i Shoqatës Kombëtare për Ekonominë e Biznesit, John Silvia.

“Mjedisi aktual ekonomik është i përshtatshëm për hapjen e vendeve të reja të punës në të ardhmen”.

Shitjet janë mes aktiviteteve të prekura nga përqindjet e interesit, që u reduktuan në pothuajse zero për të ndihmuar ekonominë gjatë recesionit.

Zoti Silva thotë se qindra ekonomistë të anketuar nga Shoqata e tij thonë se përqindjet e interesit janë në nivelin e duhur dhe ka mundësi të rriten këtë vit sepse ekonomia në rritje nuk ka nevojë më për ndihmën përqindjeve të ulta të interesit të caktuara nga Rezerva Federale.

“Konsensusi i përgjithshëm është se nga fundi i këtij viti do të rriten disi deri në fund të vitit. Pra nuk do të jetë 0.25 për qind çdo gjashtë javë”.

Tregjet e aksioneve janë stabilizuar vitet e fundit për shkak të përpjekjeve të Rezervës Federale për të konsoliduar ekonominë, sipas Mike Hamrick të faqes Bankrate.com. Ai thotë se ndërsa Rezerva e ul numrin e masave të emergjencës, tregjet mund të jenë më të paqendrueshme.

Zoti Hamrick thotë gjithashtu se sondazhi i 25 ekonomistëve arriti në përfundimin se çmimet e naftës do të rriten këtë vit.

“Rreth 30 për qind rritje krahasuar me nivelin aktual, kështuqë kjo tregon se të paktën për konsumatorët në Shtetet e Bashkuara, lajmet e mira për rënien e çmimit të karburanit, do të mbeten pas”.

Çmimet e naftës dhe çështje të tjera do të merren në shqyrtim nga zyrtarët e Rezervës Federale po diskutohen sot dhe nesër ndërsa ata debatojnë politikat e interesave dhe çështje të tjera ekonomike.

XS
SM
MD
LG