Lidhje

Obama: Konfirmoni kandidaturën e Loretta Lynch


Kandidatura e Loretta Lynch për postin e prokurores së përgjithshme, e dërguar nga Presidenti Barack Obama, ka ngecur në Senat që prej katër muajsh, ose siç thotë zoti Obama “për një kohë më të gjatë sesa emërimet e shtatë prokurorëve të përgjithshëm të mëparshëm të marrë së bashku”.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Presidenti Obama tha sot se “askush nuk mund të pretendojë se ajo është e pakualifikuar” dhe se është “thjesht lojë politike”.

Presidenti tha se ligjvënësit republikanë kishin bllokuar fillimisht emërimin e zonjës Lynch “sepse ishin të pakënaqur me veprimet e mia për ta përmirësuar sistemin tonë të imigracionit. Tani po e bllokojnë derisa të gjejnë një rrugë për të miratuar një ligj për një çështje krejt tjetër”.

Udhëheqësi shumicës republikane në senat Mitch McConnell ka paralajmëruar se nuk do të mbahet një votim për zonjën Lynch, e cila nëse konfirmohet do të jetë e para grua afrikano-amerikane në këtë post, deri kur Senati të miratojë një ligj kundër trafikut njerëzor. Por demokratët kanë rezerva për klauzolat kundër abortit që janë të përfshira në projektligj.

XS
SM
MD
LG