Lidhje

Cameron: Nuk do të kërkojë mandat të tretë


Kryeministri britanik David Cameron thotë se nuk do të kërkojë një mandat të tretë në detyrë në se partia e tij koservatore fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një intervistë për televizionin BBC, zoti Cameron premtoi të shërbejë një mandat të plotë pesë vjeçar në se partia e tij qëndron në fuqi pas zgjedhjeve të 10 majit, duke thënë se kërkon të përmbush objektivat në çështje si reforma në arsim dhe mirëqënien sociale.

Por kryeministri shtoi se dy mandate janë adekuale ndërsa tre mund të jenë shumë.

Zoti Cameron përmendi emrat e Sekretares së Brendshme Theresa May, kancelarit George Osborne dhe kryetarit të bashkisë së Londrës Boris Johnson si pasues të mundshëm në postin e tij.

XS
SM
MD
LG