Lidhje

Kanadaja do t'i bashkohet fushatës ndaj ISIS


Kryeministri kanadez Stephen Harper thotë se Kanadaja do të zgjerojë misionin e saj ushtarak kundër grupit Shteti islamik, duke ndërmarrë edhe sulme ajrore ndaj objektivave në Siri.

Zoti Harper i tha parlamentit se Kanadaja nuk do të kërkojë "miratimin e shprehur" t qeverisë siriane për të ndërmarrë sulmet. Ai tha se Kanadaja duhet të godasë bazën e militantëve të Shtetit islamik në Siri.

"Luftëtarë të ISIS dhe mjaft armatime të tyre të rënda lëvizin lirisht në të gjithë kufirin e Irakut për në Siri, pjesërisht për t'u mbrojtur më mirë nga sulmet tona ajrore," tha zoti Harper. "ISIS nuk duhet të ketë strehë të sigurt në Siri," tha kryeministri kanadez.

Kanadaja do të bëhet vendi i dytë i NATO-s, pas Shteteve të Bashkuara, që do të sulmojnë pozicionet e grupit militant në Siri, të cilat janë goditur gjithashtu nga avionët e Jordanisë, të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera arabe.

Zoti Harper tha gjithashtu se misioni kanadez në Irak kundër Shtetit Islamik do të zgjatet edhe një vit, deri në mars të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG