Lidhje

Bisedimet bërthamore për Iranin


Negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë filluar raundin e fundit të bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit, ndërsa afron afati i 31 marsit për të arritur një marrëveshje kornizë.

Sekretari i Shtetit John Kerry u takua të premten me ministrin iranian Javad Zarif në Luzanë të Zvicrës. Dy diplomatëtë zhvilluan gjithashtu bisedime të enjten. Të dyja palët shprehën optimizëm se një marrëveshje mund të arrihet.

Zoti Zarif dënoi sulmet ajrore saudite në Jemen, por tha se ato nuk do të hedhin hije mbi negociatat për programin bërthamor të Iranit. Ai tha se bisedimet në Luzanë janë të përqëndruara në çështjen bërthamore.

Diplomatë të lartë nga i ashtuquajturi grupi P5+1 që po marrin pjesë në bisedime pritet që të shpejti të bashkohen me homologët e tyre iranianë dhe amerikanë.

Të enjten, presidenti iranian Hassan Rouhani tha se i dërgoi një letër gjashtë fuqive botërore “ku shprehet pozicioni i Iranit në çështjen bërthamore dhe zhvillimet e fundit” në negociata. Zyrtarët amerikanë konfirmuar marrjen e letrës por nuk dhanë hollësi për përmbajtjen e saj.

XS
SM
MD
LG