Lidhje

Bisedimet me Iranin, ende pa marrëveshje


Negociatorët nga Irani dhe një grup i gjashtë fuqive botërore punuan të mërkurën për të mbyllur hapësirat e mbetura në përpjekjet e shumta për arritjen e një marrëveshje kornizë që do të ngadalësojë programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Të dyja palët shkelën afatin e caktuar për të martën në mesnatë, por ranë dakort të vazhdojnë bisedimet në një proces që rifilloi sot në Lozanë të Zvicrës me takime mes ministrin të jashtëm iranian Javad Zarif dhe homologëve të tij nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania.

Përfaqësues të lartë nga Franca, Rusia dhe Kina merrnin gjithashtu pjesë me ministrate e tyre të jashtëm të larguar nga bisedimet.

Shefi iranian i negociatave bërthamore Abbas Araqchi i tha televizionit shtetëror iranian se delegacioni i tij po këmbëngul për të patur një plan për heqjen e të gjitha sanksioneve të imponuara nga Kombet e Bashkuara dhe vendet perendimore para se të bjerë dakort për një marrëveshje. Pika të tjera mospajtimi përfshinë përcaktime rreth kërkimeve dhe zhvillimeve bërthamore.

XS
SM
MD
LG