Lidhje

Betejë me IS në Tikrit


Forcat irakiane vazhdojnë betejën me luftëtarët e Shtetit Islamik në qytetin irakian të Tikritit sot në një përpjekje për të përfunduar fushatën për të rimarr zonën që militantët kanë kontrolluar që nga qershori.

Ministri i brendshëm Mohammed Salem al-Ghabban tha se trupat irakiane po punojnë për të pastruar zonat e mbetura në duart e militantëve.

Kryeministri Haider al-Abadi përshëndeti forcat irakiane një ditë më parë për atë që e quajti një arrijte historike.

Një anëtar i parlamentit, Abdul Bari Zebari, i tha Zërit të Amerikës se forcat irakiane kishin marrë zonat kryesore të Tikritit, dhe se qyteti në veri të Irakut ishte nën kontrollin e ushtrisë.

XS
SM
MD
LG