Lidhje

Rrëzimi i avionit në Francë


Drejtor ekzekutiv i kompanisë ajrore të fluturimeve Lufthansa thotë se do të duhet shumë kohë për të pëcaktuar se çfarë shkaktoi përplasjen fatale të avionit në alpet franceze.

Ditën e mërkurë, Carsten Spohr vizitoi vendin e përplasjes së avionit të kompanisë Germanwings më 24 mars në Seyne-les-Alpes, ku në një luginë pranë janë mbledhur të afërmit e viktimave të avionit Airbus A320. Ai shprehu keqardhje të thellë dhe premtoi se kompania do të ndihmojë familjet e 150 viktimave “për sa të jetë e mundur”.

Zoti Spohr shoqërohej nga Thomas Winkelmann, kreu i kompanisë Germanwings, pjesë e kompanisë mëmë Lufthansa. Gazetarët bënë pyetje të ashpra se përse piloti i dytë, i cili mendohet se ka përplasur avionin, u lejua të fluturojë megjithë të dhënat për shëndetin e tij jo të mirë mendor. Të dy zyrtarët nuk iu përgjigjën pyetjeve.

Hetuesit thanë të mërkurën se kishin mbaruar ekzaminimin e vendit për trupat e viktimave. Ata vazhdojnë të kërkojnë për një nga kutitë e zeza të regjistrimit që do t’i ndihmonte të përcaktonin se ç’ndodhi në avion gjatë minutave të fundit përpara përplasjes.

Kompania Lufthansa tha të martën se piloti i dytë, 27-vjeçari Andreas Lubitz, kishte njoftuar shkollën e pilotimit se në vitin 2009 kishte patur një “episod serioz depresioni”. Firma ajrore tha se në email-et që Lubitz i kishte dërguar shkollës së avicionit pas një ndërprerjeje të përkohshme. Kompania Lufthansa tha se më vonë kishte paraqitur një çertifikatë që “konfirmonte se ishte në gjendje të drejtonte avionë”.

XS
SM
MD
LG