Lidhje

70 vjetori i çlirimit të Bukenvaldit


Kampi i koncentrimit Bukenvald, 1945
Kampi i koncentrimit Bukenvald, 1945

Sot, më 11 prill u mbushën 70 vjet nga çlirimi i Bukenvaldit, një ndër kampet më famëkeqe të Gjermanisë naziste.

Ndryshe nga Aushvici në Poloni, Bukenvaldi nuk ishte ndër kampet e vdekjes që nazistët i ndërtuan si “zgjidhja përfundimtare” – një plan për të zhdukur në mënyrë sistematike hebrenjtë e Evropës. Megjithatë edhe Bukenvaldi ishte i pajisur me krematoriume dhe dhoma gazi për ekzekutime.

56-mijë vetë, ndër të cilët 11 mijë hebrenj, gjetën vdekjen në Bukenvald. Shumë prej tyre vdiqën në ekzekutime masive nga rojet gjermane, të tjerë gjatë eksperimenteve të tmerrshme mjekësore, ndërsa shumë të tjerë gjatë punës së rëndë e të detyrueshme në fabrikat e armëve.

Përvjetori i çlirimit të kampit u shënua sot me një ceremoni ku ishin të pranishëm edhe disa prej të mbijetuarve dhe veteranë të luftës.

XS
SM
MD
LG