Lidhje

Mandati i Kokëdhimës - parlamenti kundër


Parlamenti shqiptar
Parlamenti shqiptar

Në Shqipëri parlamenti votoi sot kundër kërkesës së opozitës për ndërprerjen e mandatit të deputetit socialist Koco Kokëdhima.

Sipas opozitës, bëhet fjalë për një rast flagrant të shkeljes së kushtetutës e cila përcakton se një deputet nuk mund të përfitojë fonde publike. Deputeti Arben Ristani tha se në të kundërt, socialisti Kokëdhima ka përfituar fonde të tilla përmes kompanisë së tij të internet dhe telefonisë, deri në muajin shkurt të 2014, kur dhe ka bërë shkëputjen prej saj.

Por sipas zotit Kokëdhima, kontratat për të cilat ai akuzohet, janë lidhur me institucionet dhe entet publike përpara se ai të merrte mandatin e deputetit. “Ligji për konfliktin e interesit nuk përcakton se me marrjen e mandatit duhet të ndërpriten dhe kontratat e mëparshme”, deklaroi deputetja socialiste Vasilika Hysi në emër të shumicës.

Ligji parashikon që për ndërprerjen e mandatit të deputetit vendos Gjykata Kushtetuese. Por sipas zonjës Hysi, “cështja është e qartë dhe nuk ka pse të kërkohet angazhimi i kësaj Gjykate”. Opozita megjithatë vlerëson se parlamenti nuk ka të drejtën e interpretimit nëse ka apo jo shkelje dhe se vetëm iduhet t’ja kalojë rastin Gjykatës Kushtetuese e cila vendos. “Nëse deputeti është i bindur që nuk ka bërë shkelje atëherë nuk ka pse të fshihet pas numrit të kartonave të shumicës”, deklaroi zoti Ristani. Kërkesa e opozitës u kundërshtua nga 68 deputetë të majtë dhe mori vetëm 29 vota në favor

XS
SM
MD
LG