Lidhje

Shërbesë për viktimat e Germanwings


Qindra vetë u mblodhën sot në Katedralen e Këlnit në Gjermani për një shërbesë përkujtimore për nder të 150 personave që humbën jetën nga rrëzimi i avionit të kompanisë Germanwings muajin e kaluar në Alpet franceze.

Dy priftërinj, një katolik, arqipeshkvi i Katedrales dhe një protestant drejtuan shërbesën, ku morën pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti gjerman Joachim Gauck dhe zyrtarë francezë dhe spanjollë. Po ashtu morën pjesë edhe punonjës të linjës ajrore Germanwings dhe kompanisë nga ajo varet, Lufthansa.

Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në gjithë vendin për nder të viktimave të rrëzimit të avionit.

XS
SM
MD
LG