Lidhje

Udhëheqësi Suprem i Iranit kritikon Amerikën


Udhëheqësi Suprem i Iranit i kritikoi sot Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar Uashingtonin për trillimin e “mitit” të kërcënimit nga armët bërthamore të Iranit.

Ayatollah Ali Khamenei po ashtu bëri thirrje për “gatishmëri për t’u mbrojtur” për forcat e armatosura iraniane, pasi një gjeneral i lartë amerikan paralajmëroi javën e kaluar për veprim ushtarak kundër qëndrave bërthamore të Iranit.

Këto komente të udhëheqësit iranian vijnë një ditë pasi Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, i hodhi poshtë komentet e Gjeneralit Martin Dempsey, Kryetar i Shtabit të Shtatmadhorisë, se “ opsioni ushtarak për t’u siguruar që Irani të mos ndërtojë armën bërthamore mbetet i pacënuar”.

Ekipet e diplomatëve të të dy vendeve po punojnë për një marrëveshje të arritur dy javë më parë, e cila i hap rrugën lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, në këmbim të kufizimeve të programit bërthamor.

XS
SM
MD
LG