Lidhje

Hong Kong: Rriten çmimet e shtëpive


Hong Kongu është ndër tregjet më të shtrenjta në botë të pasurive të patundshme. Çmimet këtu janë dyfishuar që nga viti 2009. Chris Parker jeton këtu prej shtatë vjetësh dhe është i shqetësuar nga kostoja e lartë e banesave.

"Unë tani dua të rri këtu. Nuk dua të kthehem në Britani. Nuk mendoj të largohem nga Hong Kongu, por e shoh se do të vijë koha kur nuk do të jem në gjendje të gjejë një vend për të banuar qoftë këtu apo në ndonjë vend tjetër. Ndoshta do të duhet të ndryshojë vend".

Çmimet e shtëpive u rriten 13 përqind vitin e kaluar. Një apartament 100 metra katror në qendër të ishullit të Hong Kongut ka një kosto mesatare prej 2.3 milion dollarësh. Në fillim të këtij viti, qeveria mori masa për të stabilizuar tregun nga frika se numri i madh i blerësve nga Kina mund të ekzagjerojë çmimet, duke e destabilizuar tregun e shitjes së shtëpive.

Blerësit e pronave me vlerë deri në 902,000 mijë dollarë duhet të bëjnë një parapagesë më të madhe, dhe rregullat për blerjet e një shtëpie të dytë janë shtrënguar. Këto masa dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike në Kinë kanë bërë që disa analistë të parashikojnë një kolaps të tregut të pasurive të patundshme në Hong Kong, por të tjerët parashikojnë vetëm një ngadalësim të këtij tregu.

Joseph Tsang Hon-Ping është drejtor menaxhues i Jones Lang LaSalle, një kompani e investimeve në pasuritë e patundshme. Zoti Tsang thotë se masat e qeverisë kanë ndihmuar të parandalojnë kolapsin e tregut të shitjes së shtëpive, pjesërisht për shkak se blerësit nuk mund te zhyten në borxh të madh.

"Kur njerëzit flasin për kolaps ata gjithmonë i referohen vitit 1997. Në at kohë normat e interesit ishin afërsisht rreth 13 përqind. Sot ato janë rreth 2 përqind. Ky është një dallim i madh. Gjëja e dytë është raporti kredisë ndaj huasë. Shuma që ju mund të huazoni për financimin e një shtëpie është ulur në 40 apo 50 përqind, që do të thotë se ky është një nivel shumë më i ulët i borxhit në Hong Kong".

Por, çmimet e larta po nxisin disa njerëz të investojnë jashtë vendit. Swire Properties, një kompani investimesh në Hong Kong, ka ofruar kohët e fundit prona që ajo ka ndërtuar në Majami të Floridës, për blerësit e këtushëm.

"South Beach në Majami është plazhi numër një në Amerikë, dhe atje po ndërtohen mbi 50 rrokaqiejë. Qyteti gjithashtu ka një nga koleksionet më të mëdha të artit dekorativ dhe klube të njohura sporti si Miami Heat, Dolphins, Marlins dhe Panthers".

Shumë apartamente në Majami shiten për më pak se një milion dollarë, dhe ky është një çmim i ulët për blerësit nga Hong Kongu.

XS
SM
MD
LG