Lidhje

Përsëri dhunë në Ukrainë


Ukraina thotë se një nga ushtarët e saj u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën sot në një shpërthim të ri dhune mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë që luftojnë për të kontrolluar pjesën lindore të vendit.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Motuzyanyk i akuzoi kryengritësit se po acarojnë situatën kundër trupave ukrainase, duke kërcënuar më tej armëpushimin e shkurtit. Ai tha se sulmet ishin përqëndruar kryesisht në aeroportin e Donetskut pranë Mariupolit, një qytet bregdetar në Detin Azov.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se goditjet me predha kanë vazhduar përditë pavarësisht nga armëpushimi, megjithëse nuk kanë qenë me të njëjtin intensitet si më parë. Më shumë se 6100 civilë, separatistë dhe personel i Kievit janë vrarë në luftimet që vazhdojnë prej më shumë se një viti.

Në një dokumentar të ri televiziv rus me rastin e 15 vjetorit në pushtet, Presidenti Vladimir Putin mbrojti aneksimin e Krimesë nga Moska duke thënë se ky veprin kishte vënë në vend një padrejtësi historike.

XS
SM
MD
LG