Lidhje

Nepali pas termetit shkatërrimtar


Një javë pas tërmetit shkatërrimtar prej 7.8 ballësh në Nepal, zyrtarët thonë se mijëra vetë ende figurojnë të zhdukur, përfshirë rreth 1000 evropianë.

Zyrtarët thanë sot se numri i konfirmuar i të vdekurve i ka kaluar 6000 vetët, pjesa më e madhe nga shkatërrimi në kryeqytetin Katmandu. Autoritetet thonë se nuk ka shumë shpresa për të gjetur persona të tjerë gjallë.

Ndërkaq, banorët kanë bërë thirrje për mobilizim më të madh me ndihma, ujë dhe furnizime të tjera për ata që jetojnë aktualisht nën qiell të hapur pas dëmeve të tërmetit. Një problem i madh që thellohet me kalimin e ditëve është era e rëndë dhe rreziku për infeksione nga dekompozimi i trupave të të vdekurve në rrënojat e tërmetit.

XS
SM
MD
LG