Lidhje

Nigeri: Shpëtohen 234 gra të rrëmbyera


Ushtria nigeriane thotë se ka shpëtuar 234 gra e vajza të rrëmbyera nga Boko Harami në pjesën veri-lindore të vendit.

Një zyrtar ushtarak thotë se operacioni i fundit u krye të enjten në pyllin Sambisa. Ushtria njofton se sulmi vazhdon nga fronte të ndryshme dhe përpjekjet janë përqëndruar në shpëtimin e pengjeve dhe shkatërrimin e bazave të terroristëve dhe objekteve të tyre në pyll.

Në fillim të javës u shpëtua një grup tjetër nga e njëjta zonë. Qindra gra e vajza njoftohet se janë kthyer pranë familjeve gjatë javës së fundit. Nuk është e qartë nëse vajzat e shpëtuara përfshijnë edhe nxënëse nga grupi i rrëmbyer në Chibok një vit më parë.

Boko Harami e konsideron shkollimin e vajzave si mëkat. Shumë nga gratë dhe vajzat e rrëmbyera përdoren si skllave seksi dhe mburoja njerëzore.

XS
SM
MD
LG