Lidhje

SHBA pëballë Kinës mbi pretendimet territoriale


Shtetet e Bashkuara dhe Kina shprehën pikëpamje të ndryshme në lidhje pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore gjatë vizitës që sapo zhvilloi Sekretari i Shtetit John Kerry në Pekin. Të dyja vendet bënë thirrje për ndërmarrjen e hapave për uljen e tensioneve dhe forcimin e stabilitetit.

Përpjekjet masive të Kinës për të krijuar tokë ishullore në ujërat e kontestuar në Detit e Kinës Jugore përbëjnë një shqetësim për rajonin dhe për Shtetet e Bashkuara. Çështja ishte një temë kryesore që Sekretari Kerry e diskutoi gjatë bisedimeve të zgjeruara gjatë fundjavës me zyrtarët kinezë.

Sidoqoftë, përveç shprehjes së pikëpamjeve të ndryshme, nuk është e qartë nëse u arrit ndonjë progres për këtë çështje gjatë bisedimeve me dyer të mbyllura. Sekretari i Shtetit John Kerry:

“I bëra thirrje Kinës, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Wang, të ndërmarrë hapa për t’iu bashkuar përpjekjeve për të ulur tensionet dhe për të rritur shanset e një zgjidhjeje diplomatike.”

Kina thotë se nuk ka ndër mend të ndalojë përpjekjet e saj, por shton se është e përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore, si dhe të lirisë së lundrimit.Wang Yi është Ministër i Jashtëm i Kinës.

“Vendosmëria e Kinës për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial është e patundshme dhe e fortë si shkëmbi.”

Sekretari Kerry e përmbylli vizitën e tij me një takim me Presidentin kinez Xi Jinping. Presidenti kinez that se pavarësisht tensioneve, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të qëndrueshme, dhe se mezi pret të vizitojë Shtetet e Bashkuara në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG