Lidhje

Merkel kundër pjesëmarrjes së Rusisë në G-7


German Chancellor Angela Merkel delivers a declaration about the European Union and an Eastern Partnership with former Soviet Republics at the German parliament Bundestag, in Berlin, Germany, May 21, 2015.
German Chancellor Angela Merkel delivers a declaration about the European Union and an Eastern Partnership with former Soviet Republics at the German parliament Bundestag, in Berlin, Germany, May 21, 2015.

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se është e “paimagjinueshme” që Rusia të marr pjesë në takimin e vendeve më të industrializuara të botës për sa kohë është e përfshirë në konfliktin e Ukrainës.

Duke folur sot në parlamentin gjerman zonja Merkel tha se takimin muajin e ardhshëm i G-7ës në Bavari nuk do të përfshi Rusinë, e cila akuzohet se po mbështet separatistët pro-rusë në luftimet kundër qeverisë së Kievit.

Ajo theksoi se Rusia mori pjesë në takimin e mëparshëm të vendeve më të industrializuara në vitin 2013 në Vilnius por kjo ishte para se Moska të aneksonte gadishullin e Krimesë në kundështim me ligjin ndërkombëtar.

Zonja Merkel shkon sot në Rigë të Letonisë për një takim të udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Armenisë, Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marr pjesë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Rusinë se ka nxitur konfliktin në lindje të Ukrainës duke mbështetur separatistët në rajonin e Donetskut me armë dhe trupa.

XS
SM
MD
LG