Lidhje

Ndikimi rus dhe ekstremizmi fetar në Ballkan


Integrimi euroatlantik i Ballkanit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:58 0:00

Procesi i komplikuar dhe i gjatë i integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor ka krijuar hapësirë për shtrirjen e ndikimit rus dhe ekstremizmit fetar, thonë analistët. Në një diskutim mbi rëndësinë e angazhimit amerikan në Ballkan, ekspertët thanë se një rritje e angazhimit amerikan dhe evropian është e nevojshme për integrimin e plotë euro-atlantik të Ballkanit.

Integrimi euroatlantik i Ballkanit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:58 0:00

Në Ballkan po ndodhin dy ndryshime të rëndësishme në krahasim me vitet e mëparshme, ndikimi i rus dhe ekstremizmi fetar, thonë analistët.

“Për shkak se procesi i integrimit euro-atlantik është më i komplikuar se ç’kemi menduar, do të jetë më i gjatë se sa ç’do të donim ne, ekzistojnë sfera të tjera të influencës. Rusia duket se dëshiron të bëjë manovra politike në rajon. Ekziston një nivel i influencës që po vjen nga Lindja e Mesme që duket tërheqëse për njerëzit të cilët nuk kanë shumë mundësi ekonomike. Historikisht roli i fesë islame në Ballkan nuk ka qenë radikal. Megjithatë, ka një shfaqje të influencës nga jashtë që ndoshta mund të shfrytëzojë rrethanat e vështira ekonomike dhe sociale. Pra ka sfera të tjera të influencës që para dhjetë vitesh nuk kanë ekzistuar në rajon”.

Mungesa e një angazhimi më të madh të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ka bërë që vendet e rajonit të mendojnë për alternativa të tjera. Ekspertët thonë se duke marrë parasysh veprimet e Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në NATO dhe BE. Analisti i Fondacionit Heritage, Luke Coffey përmend Maqedoninë si një shembull.

“Mendoj se jo vetëm në Maqedoni por edhe në vendet e tjera të Ballkanit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë lënë anash rajonin sikur gjithçka të ishte e zgjidhur dhe mirë. Por e vërteta është se, siç po e shohim në rrugët e Shkupit ose në vende të tjera të Ballkanit, ka ende shumë punë të pambaruara. Unë mendoj se tani do të ishte një tragjedi për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën që t’i kthejnë shpinën rajonit i cili, është i rëndësishëm jo vetëm për historinë por edhe qëndrueshmërinë e Evropës”.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të përdorin situatën e tanishme në Maqedoni për të intensifikuar përpjekjet e integrimit të këtij vendi në strukturat euro-atlantike.

“Ne duhet të nxisim palët që të kenë dialog, që protestat të jenë paqësore dhe që të mos ketë dhunë. Por ne gjithashtu duhet të përdorim këtë si një mundësi për t’i dhënë energji debatit brenda Evropës për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike si NATO dhe Bashkimi Evropian sepse unë mendoj se, nëse Maqedonia do të ishte në gjendje të bëhej anëtare e këtyre institucioneve vite më parë, shumë probleme politike me të cila po ndeshet vendi tani nuk do të krijonin tensione”.

Vendet e Ballkanit Perendëmorë nuk janë pjesë e institucioneve euro-atlantike pasi nuk kanë përmbushur kushtet për anëtarësim. Por analistët thonë se është në interesin strategjik të instutucioneve euroatlantike që t’i kenë këto vende në gjirin e tyre.

“Unë mendoj se ne duhet t’i ndihmojmë zërat pro-perëndimorë dhe ata që duan të integrohen. Nuk duhet t’u japim atyre kushte të cilat është e pamundur të plotësohen duke marrë parasysh nivelin e tyre të zhvillimit. Ne duhet të punojmë me ta. Nuk ia vlenë të sakrifikohen arritjet e mira për hir të përsosmërisë”.

Analistët janë dakord se për të parandaluar shtrirjen e ndikimit rus dhe për të rritur sigurinë dhe qendrueshmërinë e Ballkanit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të intensifikojnë përpjekjet për integrimin e plotë të rajonit në strukturat euro-atlantike.

XS
SM
MD
LG