Lidhje

Përmbytje në Teksas dhe Meksikë


Qyteti Cuidad Acuna, Meksikë
Qyteti Cuidad Acuna, Meksikë

Operacionet e shpëtimit në Teksas dhe Meksikë pritet të vazhdojnë sot, pas stuhive të fuqishme që përfshinë rajonin.

Qyteti i Hjustonit pati gati 25 centimetra shi në disa zona të hënën dhe të martën. Disa njerëz u bllokuan gjatë natës në një stadium në Hjuston dhe të tjerë janë të bllokuar në shtëpitë e tyre duke pritur që uji të largohet.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur nga stuhitë në Teksas dhe në Oklahoma.

Ekipet në Teksas po kërkojnë për 12 persona shtëpia e të cilëve u morr nga lumi Blanco.

Në anën tjetër të kufirit në Meksikë, njerëzit po pastrojnë pasojat e tornados që goditi qytetinCiudad Acuna duke shkaktuar 13 të vrarë.

XS
SM
MD
LG