Këngëtari i njohur i folklorit shqiptar Gëzim Nika ka një repertor të pasur me krijimtari të larmishme. Ai ka një karrierë të 32 vjeçare që e ka filluar që në moshë të re dhe që e vazhdon edhe sot këtu në Shtetet e Bashkuara. Zoti Nika i përket një brezi të paktë këngëtarësh që vazhdon traditën e këtij stili të veçantë të muzikës folklorike mes komuniteteve të diasporës shqiptare duke përcjellë traditën e këtij zhanri tek brezat e rinj.