Lidhje

Afrohet afati për marrëveshjen me Iranin


Ministri i jashtëm i Iranit i tha medias shtetërore disa ditë para afatit kohor për një marrëveshje gjithpërfshirëse për programin bërthamor të Teheranit, se marrëveshja është e mundur në se pala tjetër është e arsyeshme.

Mohammad Javad Zarif tha të shtunën se “në se pala tjetër merr hapa positive dhe nuk zgjeron kërkesat, ne do të arrijmë një marrëveshje përfituese për të gjithë."

Komentet e tij erdhë para një takimi në Vjenë me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry.

Shtetet e Bashkuara dhe pesë partnerët e saj negociues do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje deri më 30 qershor.

Një diplomat i lartë perendimor tha se çështjet, përfshi inspektimin e impianteve nga OKB-ja, transparencën, sanksionet dhe dimensionet e mundshme ushtarake të programit bërthamor të Iranit, ende duhet të zgjidhen.

Negociatorët ende po kërkojnë një marrëveshje përfundimtare që do të kufizojë programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG