Lidhje

Karolina e Veriut do të heqë flamurin e konfederatës


Senati i Karolinës së Jugut votoi për të hequr flamurin e periudhës së konfederatës, që është valëvitur në asamblenë e shtetit për më tepër se 50 vjet.

Propozimi i të dy partive, që u bë pas masakrës së muajit të kaluar në një kishë të besimtarëve afrikano-amerikanë në Çarleston, u miratua me 37 vota pro dhe 3 kundër, në Senatin e shtetit me shumicë republikane.

Përkrahësit e heqjes së flamurit e shohin atë si një simbol të racizmit dhe skllavërisë, si dhe një kujtesë e vazhdueshme për supremacinë e bardhë.

Kundërshtarët thonë se flamuri nuk lidhet me skllavërinë dhe racizmin, por me historinë e Jugut amerikan, me ndjenjën e krenarisë dhe të trashëgimisë familjare.

Që të hyjë në fuqi, ligji duhet të votohet edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të Karolinës së Jugut.

XS
SM
MD
LG