Lidhje

Protesta në Okinawa të Japonisë


Në Okinawa, shumë vendas prej kohësh janë ankuar se Tokio e rëndon pa të drejtë këtë ishull të vogël duke vendosur atje shumicën e bazave të ushtarake amerikane. Ndërsa qeveria e Japonisë lëviz drejt forcimit dhe zgjerimit të politikave të mbrojtjes së vendit, kundërshtarët e këtyre planeve u janë bashkuar protestuesve vendorë, duke shprehur shqetësim mbi të ardhmen e vendit.


Për më shumë se një vit aktivistët kundër luftës kanë ngritur kampin e tyre përballë bazës Schwab të Trupave të Marinës amerikane për të protestuar kundër ndërtimit të një aeroport të ri. Baza ndodhet në rajonin verilindor të Okinawas.

Protestues të tjerë janë të shqetësuar rreth ndikimit të mundshëm në mjedis të projektit të ndërtimit. Plani i miratuar nga qeveria japoneze është për të mbushur në pjesën më gjirit me rërë dhe ta zgjasë zonën bregdetare për dy kilometra për të ndërtuar dy pista për avionë ushtarakë.

Ambientalistët thonë se ndërtimi do të shkatërrojë shkëmbinjtë nënujorë koralorë. Të tjerët shqetësohen se zhurma e avionëve dhe shtimi i trafikut përreth bazës do të dëmtojë turizmin në këtë zonë.


Zgjerimi në kampin Schwab është në fakt pjesë e një plani për të zëvendësuar bazën ajrore Futenma që ndodhet në jug të ishullit.

Më shumë se 19.000 marinsa amerikanë ndodhen në bazë për t'iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve rajonale dhe të ofrojnë ndihmë në raste fatkeqësish.

Shumë banorë të Okinawas besojnë se bazat ushtarake amerikane janë të rëndësishme edhe për ekonominë e ishullit. Por kjo mbështetje është e komplikuar nga historia e tensioneve të Okinawas si me Japoninë edhe Amerikën, duke nxitur protesta të vazhdueshme në këtë zonë të vogël strategjike.

XS
SM
MD
LG