Lidhje

Londra dhe paratë e pista


FILE -
FILE -

Miliarda dollarë para të pista nga të ardhurat e krimit - sidomos nga Rusia – janë duke u pastruar nëpërmjet tregut të pasurive të patundshme në Londër, thonë veprimtarët e anti-korrupsionit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga kryeqyteti britanik, qeveria ka premtuar ta godasë këtë praktikë.

Gjatë pesë viteve të fundit, vlera e pasurive të patundshme në Londër është rritur me 42 për qind. Aktivistët thonë se ajo është ushqyer pjesërisht nga paratë e "pista" nga të ardhurat e krimit – që janë duke u pastruar nëpërmjet blerjes së pronës.
Në një program televiziv të kohëve të fundit me titull “Nga Rusia me Para”, aktivisti i anti-korrupsionit Roman Borisovich tregon se ai u hoq si ministër i qeverisë ruse, në kërkim të blerjes së pronave me paratë e vjedhura. Ai tregon se takoi disa agjentë të pasurive të patundshme në Londër dhe të gjithë ishin të gatshëm t’ia shisnin pronat.


"Ata ishin të gjithë të etur për të realizuar shitjen edhe kur u thashë se paratë ishin për të blerë ilaçe për të sëmurët dhe se unë i kisha vjedhur. Por ata nuk donin t’ia dinin.”


Të gjitha agjentët sugjeruan blerjen e pronave nëpërmjet kompanive jashtë vendit që nuk bëjnë të ditur emrin e blerësit. Dikush propozoi të shfrytëzohej mospagimi i taksave që ofrojnë bankat në Qipro, apo ishulli i vogël Xhersit, nën vartësinë britanike për të ngritur një kompani të paqënë.

"Dhe ky agjent doli vullnetar për të na prezantuar me financierë në Xhersi për të krijuar kompaninë fantazmë dhe për të gjetur një avokat qipriot për për ta përfunduar këtë punë.”

Shifrat e qeverisë tregojnë se prorna me vlerë 191-miliardë dollarë në Britani janë në pronësi të kompanive jashtë vendit. Duke folur gjatë një udhëtim në Singapor të martën, kryeministri David Cameron tha se shumica janë biznese legjitime - por pranoi se ka probleme.

"Ne kemi nevojë për të ndaluar zyrtarët e korruptuar apo kriminelët e organizuar të përdorin kompani anonime për të investuar paratë e tyre të fituara në mënyrë të paligjshme.”

Analistët thonë se qeveria ka qenë në dijeni rreth zërave mbi pastrim parash për vite me rradhë.

Justin Urquhart Stewart, investues:
"Këto janë para të pista, që vijnë nga krimi, ndoshta nga terrorizmi, kështu që kjo çështje duhet të trajtohet tani."


Sipas ligjit britanik, agjentët e pasurive të patundshme duhet të raportojnë çdo dyshim se të holla që përdoren për të blerë prona vijnë nëpërmjet mjeteve kriminale. Por shumë agjentë thonë se nuk duhet pritur prej tyre për të zbuluar mashtrimet e sofistikuara.

XS
SM
MD
LG