Lidhje

Selishtë, humbasin jetën dy minatorë


Dy minatorë humbën sot jetën, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në brendësi të galerive, në minierën e Selishtës, në rrethin e Dibrës. Shkëputja e një masivi dheu aksidentoi dy minatorët, njëri 54 dhe tjetri 35 vjeçar, duke u shkaktuar plagë të rënda në trup. Njëri prej minatorëve mbeti i bllokuar për disa orë në brendësi të galerisë dhe u desh ndërhyrja e forcave të policisë për ta nxjerrë në sipërfaqe.

Me ndihmën e policisë vendore dhe të një ekipi mjeksor nga Peshkopia, të dy minatorët e plagosur u nisën me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, por gjatë rrugës ata humbën jetën.

Njëri prej të aksidentuarve punonte me detyrë drejtues teknik në këtë minierë.

Policia ka nisur hetimet mbi shkaqeve e aksidentit të rëndë, që u morri jetën minatorëve.

Në minierat e shumta, në Veri të Shqipërisë, megjithë përmirësimin e kushteve teknike dhe kontrollet e herë pas herëshme nga ekipet e Ministrisë së Energjitikës dhe Minierave, thuajse çdo muaj vazhdojnë të rregjistrohen aksidente me pasojë humbjen e jetës së minatorëve.

XS
SM
MD
LG