Përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë, debatuan të enjten në qytetin e ndarë të Mitrovicës mbi marrëdhëniet e ndërlikuara shqiptaro serbe dhe rrugët e përmirësimit të tyre. Debatuesit janë pajtuar se në të mirë të të dy popujve është shkrija e marrëdhënieve ende të ngrira, por shfaqën dallime në mënyrën e trajtimit të shkaqeve që kanë shkaktuar një gjendje të tillë. Nga Mitrovica njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.