Lidhje

Malcolm Turnbull kryeministër i Ausrtalisë


Australia ka sot një kryeministër të ri, të pestin në 8 vitet e fundit, pasi Partia Liberale në pushtet zhvilloi zgjedhjet, që e detyruan kryeministrin Tony Abbot të largohet nga posti.

Në zgjedhjet partiake, siguroi shumicë votash rivali prej një kohe të gjatë i zotit Abbot, Malcolm Turnbull. Ai është një milioner, i cili ka qenë marrë me biznes në fushën e teknologjisë. Në zgjedhjet partiake me votim të fshehtë, rezultati doli 54 me 44, në favor të zotit Malcolm Turnbull.

Ish kryeministri Abbot ishte zotuar se do të përpiqej ta përballonte situatën e krijuar të parti, por ai nuk pati sukses në kapërcimin e asaj që ai e cilësoi moment “destabilizimi”. Ndryshimi i kryeministrit australian është rasti më i fundit i paqëndrueshmërisë politike në vend, që kohët e fundit ka tronditur besimin e publikut dhe të bizneseve tek qeveria.

XS
SM
MD
LG