Lidhje

Carson në mbrojtje të komenteve për myslimanët


Republican U.S. presidential candidates Dr. Ben Carson and businessman Donald Trump talk during a commercial break in the Republican presidential candidates debate, Sept. 16, 2015.
Republican U.S. presidential candidates Dr. Ben Carson and businessman Donald Trump talk during a commercial break in the Republican presidential candidates debate, Sept. 16, 2015.

Në fillim, Donald Trump dhe tani Ben Carson kanë tërhequr kritika për qëndrimin e tyre në lidhje me myslimanët në Shtetet e Bashkuara. Të dy kandidatët kryesorë republikanë presidencialë janë tërheqës për votuesit të cilët kanë dyshime për përkrahësit e Islamit, dhe janë të shqetësuar se myslimanët mund të strehojnë terroristë. Carson tha të dielën se nuk do të përkrahte idenë e një muslimani në krye të Shteteve të Bashkuara. Komentet e tij televizive u bënë disa ditë pasi Donald Trump u kritikua pasi nuk reagoi ndaj një mbështetësi i cili ofendoi myslimanët.

Gjatë një ndalese në Ohajo të martën, kirurgu në pension Ben Carson iu përgjigj kritikave të shumta ndaj tij se nuk do të donte një mysliman në Shtëpinë e Bardhë.

"Nuk dua të bëj teokraci, por është e vërtetë që Kushtetuta jonë dhe traditat tona kanë një bazë judeo-kristiane. "

Carson, i krishterë i devotshëm, tha se në se zgjidhet, ai do të respektojë të gjitha fetë.

Por amerikanët myslimanë janë të zemëruar, dhe disa thonë se Carson duhet të largohet nga gara presidenciale.

"50 vjet më parë, kishte njerëz në këtë vend që thoshin se një afrikano-amerikan nuk ishte i përshtatshëm për t’u bërë president. Si rrjedhoj[ e luftë së drejtuesve të të drejtave civile, shumë prej të cilëve janë myslimanë, sot kemi një president afrikano-amerikan. "

Amerikanë të tjerë po i kërkojnë Carsonit të reflektojë.

"Ben Carson duhet ta kuptojë se jetojmë në një shoqëri pluraliste. Dhe në shoqëritë pluraliste si në Shtetet e Bashkuara, gjithkush mund të garojë për president, besimtarë apo ateistë. Nuk ka rëndësi nëse shkon në kishë, singagogë apo xhami. "

Kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton ishte mes të parëve që theksoi se kushtetura amerikane përcakton se feja nuk është kriter për një post publik. Por nuk ka patur reagime nga kandidatët republikanë..

"Kemi parë gadishmëri nga një pjesë e kandidatëve të përdorin pikëpamje fyese për të fituar mbështetje politike. "

Anketa e organizatës Gallup publikuar disa muaj më parë tregon se shumica e amerikanëve do të votonin për një kandidat të kualifikuar të çdo feje ose ateist. Rreth 60 përqind thanë se do të votonin për një mysliman të kualifikuar.

XS
SM
MD
LG