Lidhje

Ekstremizmi në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha sot se “ekstremizmi i dhunshëm” është burimi kryesor i vuajtjeve të popullsisë në Siri dhe gjetkë në Lindjen e Mesme dhe që ka shkaktuar dëbimin e mijëra personave në kërkim të një jete më të sigurtë drejt Evropës.

Kryediplomati amerikan u shpreh gjatë Fourmit Global Kundër Terrorizmit në Nju Jork se ekstremistët e Shtetit Islamik janë “burimi kryesor i mizorive”. Ai i konsideroi edhe al-Kaidën, al-Shababin, Boko Haramin dhe Lashkar-e Tayyiba si grupime terroriste “që kanë krijuar një barrë të madhe për shumë vende”.

Ai shtoi se ndërkohë që pikat e nxehta variojnë në vende të ndryshme, “për ta mundur terrorizmin, duhet të veprojmë globalisht dhe lokalisht”.

Zoti Kerry tha se vendet në mbarë botën duhet të ndikojnë për zvogëlimin e ritmit të rekrutimit të terroristëve.

Ai tha se një iniciativë e re po synon të ndihmojë “qeveritë e cënueshme” me njohuri për parandalimin “në radhë të parë të radikalizimit” dhe për të ri-integruar në komunitetet e tyre personat e radikalizuar.

XS
SM
MD
LG