Lidhje

Sulmi ajror vret dasmorët në Jemen


This still image taken from video shot Sept. 28, 2015, shows destruction to buildings after an airstrike hit a wedding party in al-Wahga, a village near the strategic Strait of Bab al-Mandab, Yemen.
This still image taken from video shot Sept. 28, 2015, shows destruction to buildings after an airstrike hit a wedding party in al-Wahga, a village near the strategic Strait of Bab al-Mandab, Yemen.

Kombet e Bashkuara dhe burime lokale të mjekësisë thanë sot se numri i të vrarëve nga një sulm ajror në një dasëm në Jemenin jugperëndimor ka arritur në të paktën 130 vetë.

Koalicioni nën udhëheqjen saudite ka kryer sulme ajrore në Jemen, të cilat kanë patur si objektiv rebelët huthi që nga muaji mars, mohuan të kenë qenë përgjegjës për sulmin e së hënës.

Civilët në Jemen janë bërë shpesh viktima të sulmeve ajrore që kur filloi beteja për marrjen e kontrollit të kryeqytetit Sana nga fiset huthi, një vit më parë dhe më pas avancimi në jug, drejt qytetit-port të Adenit. Kjo ofensivë e detyroi Presidenin Abdu Rabu Mansour Hadi të largohej nga vendi.Ai u kthye përsëri këtë muaj, pasi sulmet ajrore dhe forcat pro-qeveritare i detyruan huthit të tërhiqen nga Adeni.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se në 6 muajt e fundit në Jemen janë vrarë 2,355 civilë. Grupet e të drejtave të njeriut fajësojnë të dyja palët për vrasjen e civilëve.

.

XS
SM
MD
LG