Lidhje

Atletë të moshuar, të rinj në palestër


Dihet se ushtrimet fizike përbëjnë bazën për një jetë të shëndetshme. Por a mund të rinojnë ato? Sipas një studimi me atletë të moshuar, ushtrimet në palestër ndikojnë që gjendja e tyre fizike të jetë e barabartë me të një njeriu 20 vjet më të ri. Studimi përbën frymëzim të qartë për t’u ushtruar fizikisht.

Çdo mëngjes, Tony Diamond shkon në park dhe për një orë bën ecje sportive, pastaj vrapon për një orë tjetër. Ai gjithashtu shkon në palestër dy - tri herë në javë. Kapiten marine, në pension, këtë vit, Tony fitoi tre medalje në Lojrat sportive për Moshuarit në garë mes personave 85 – 89 vjeç. Lojrat u zhvilluan në shtetin Minesota.
Tony Diamond thotë:

"Mosha ime është 86 vjeç dhe mosha ime në palestër është 44. Kjo sepse kam bërë shumë stërvitjes gjatë jetës sime. Kam filluar që kur isha fëmijë.”

Helen White luan basketboll dhe ua mëson këtë sport të moshuarve. Ajo fitoi një medalje argjendi në tenis, në Lojrat Kombëtare për të Moshuarit, në vitin 2013.

"Unë jam 62 vjeç dhe mosha ime në palestër është 32 vjeç."

Këta dy atletë janë mes rreth 5000 konkurruesve në Lojrat për të Moshuarit, të cilët morën pjesë në studimin mbi moshën në palestër. Pamela Peeke është asistent profesore e mjekësisë në Universitetin e Merilendit. Ajo e krey studimin së bashku me Ulrik Wisloffin në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, i cili zhvilloi një kalkulator fizkulture.

"Të gjitha të dhënat regjistrohen në pajisje. Ne bëjmë pyetje mbi moshën, lartësinë, peshën, rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, sa kohë kalon në palestër. Pastaj ti shtyp një buton, dhe gjen se çfarë moshe ke në palestër."

Çdokush mund ta përdorë këtë kalkulator në internet, falas.

"Ky lloj testimit është në fakt shumë i vlefshëm dhe ndihmon të kuptojmë përfitimet e të qënit të aftë dhe të shëndetshëm."

Lojërat Kombëtare për të Moshuarit zhvillohen çdo dy vjet dhe atletë mbi 50 vjeç marrin pjesë në gara të shumëllojshme sportive. Këtë vit, mosha mesatare e konkurruesve ishte 68 vjeç dhe mosha mesatare e tyre në palestër ishte 43 vjeç.

Pamela Peeke, anëtare e bordit që organizon këto lojra, thotë se shumë prej konkurrentëve kanë filluar të merren me fizkulturë vonë në jetë.

Hellen White thotë:
"Në fakt, unë fillova të merrem seriozisht me sport kur isha 50 vjeçe, dhe tani sporti është pjesë e përditshme e jetës sime."

"Nuk ka rëndësi sa vjeç je; 20, 25, 30, të gjithë mund të ulin moshën në palestër duke u kujdesur fizikisht për veten."

Pamela Peeke thotë se kurrë nuk është shumë herët ose shumë vonë për të filluar të merresh me fizkulturë dhe të korrësh përfitimet e saj.

XS
SM
MD
LG