Lidhje

Presidenti Obama në Oregon


Presidenti Barak Obama fillon sot një turne katër ditësh pune në bregun perëndimor amerikan për t’u takuar me familjet e viktimave nga incidenti me armë zjarri në Roseburg të Oregonit.

Presidenti do të takohet me të afërmit e tetë studentëve dhe një instruktori që u vranë nga një person i armatosur, i cili më pas vrau veten.

Pritet që turneu i presidentit të përcillet me protesta. Zoti Obama ka kërkuar miratimin e ligjeve më të forta për kontrollin e armëve, duke nxitur reagime negative nga shumë amerikanë që zotërojnë armë si dhe lobi i armëve në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë po përpiqet ta largojë vëmendjen nga thirrjet e presidentit për kontrollin e armëve, duke thënë se zoti Obama po shkon për të takuar familjet e viktimave në këtë situatë tepër tragjike.

Incidenti në Oregon është i fundit në një seri masakrash që kanë ndodhur gjatë mandatit të Presidentit Obama, kur individë të armatosur kanë vrarë civilë në mjedise publike. Megjithë fushatën e presidentit për ligje më të forta për kontrollin e armëmbajtjes, nuk ka pasur përparim në këtë përpjekje.

XS
SM
MD
LG